Shqiptari ndërron jetë nga Covid-19/ Dedikimi prekës i bashkëshortes

Saturday, 28 Mars 2020 13:48

Një 65-vjeçar shqiptar me banim në Romë humbi jetën nga koronavirusi  Vetë bashkëshortja e dha lajmin e hidhur përmes një një postimi në Facebook, raporton Ora News

"Miq të dashur, prindër e kolegë, me dhimbje të madhe ju informoj se nga COVID-19 humbi jetën bashkëshorti im Adrian. Ishte një burrë dhe baba i dashur, djalë dhe vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik për shumë, dhe një prind gjithmonë i gjindshëm dhe një koleg i ndershëm dhe i çmuar. Për mua ishte një burrë, shok, vëlla, mik, që më ka qëndruar pranë për 33 vite të lumtura me fëmijët tanë, Klevis e Davide".

Adrian Preza ishte 65 vjeç, i martuar me dy fëmijë. Sapo kishte dalë në pension pas shumë vitesh pune pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë në Romë.

 

Virusi e goditi në mënyrë mjaft agresive duke i marrë jetën brenda pak ditësh.

 

"Do kisha dashur që të jetoja me të dhe një udhëtim tjetër të gjatë me vendosmërinë e tij, forcën e vullnetit, pozitivitetin, ndershmërinë, përkushtimin, humorin, entuziazmin dhe shpirtin entuziast që do të vazhdojë të na mbështesë në jetët tona”, shkruan bashkëshortja e tij Anila.

I gjithë komuniteti shqiptar në Romë është i tronditur nga ky lajm.

65-vjeçari jetonte me familjen prej shumë vitesh në Romë e i ishte një person i dashur, i respektueshëm, përherë i pranishëm në çdo event e aktivitet të organizuar nga shqiptarët e Italisë.

Deri më tani janë 2 viktima shqiptare në Itali të konfirmura nga koronavirusi. Viktima e parë është një grua 66-vjeçare, e cila humbi jetën më 7 mars 2020. Ajo ishte me origjinë nga Durrësi dhe ajo jetonte së bashku me familjen në rajonin e Lombardisë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...