Ka shkuar në 43 numri i të vdekurve nga coronavirusi në Greqi, njoftoi zyrtarisht Ministra e Shëndetësisë në vendin fqinj, përmes zëdhënësit Sotiris Tsiodoras.
“Pesë nga bashkëqytetarët tanë kanë vdekur në 24 orët e fundit”, tha Tsiodoras. Rastet e konfirmuara në Greqi tani janë 1,212, me 56 raste të tjera të reja. Mosha mesatare e vdekjeve ka qenë 71 vjeç. Gjithsej 32 janë burra dhe mbi 90% e atyre që kanë humbur jetën kanë pasur sëmundje themelore.
Deri më tani, 72 pacientë janë shtruar në spital , 14 prej të cilëve janë gra dhe pjesa tjetër janë burra, bën me dije Tsiodoras, zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirus dhe Profesor i Sëmundjeve Infektive.
Mosha mesatare e pacientëve të ndodhur në trajtim spitalor është 65 vjeç dhe mbi gjysma kanë sëmundje themelore. Ndërkohë që 5 pacientë janë larguar nga ICU. Deri më tani, në Greqi janë kryer 15.961 teste laboratorike.
“Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...
Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër. Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...