Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti, 34 të sëmurë janë në gjendje të stabilizuar, ndërsa 6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me COVID-19, prej të cilave dy janë të shtruar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi.
I gjithë stafi i Klinikës Infektive thuhet se është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit së koronavirusit, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind.