“Mami doli nga spitali, të nesërmen babi dha shpirt”, djali i ish-boksierit që humbi jetën nga koronavirusi rrëfim të dhimbshëm

E mërkurë, 08 Prill 2020 17:34

Djali i ish-boksierit Skënder Kurti, që humbi tragjikisht jetën tek Infektivi, pasi u infektua me koronavirus, rrëfeu përballjen me ngjarjen e tmerrshme.

Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, Renato Kurti tregoi se me koronavirus ishte prekur edhe nëna e tij, e cila ishte shtrëuar në spital bashkë me të atin, por që ajo e kishte mposhtur.

Djali i ish-trajnerit të boksit tha se edhe nëna e tij ka qëndruar rreth dy javë në spital dhe vetëm një ditë pas daljes së saj i ati ka ndërruar jetë. Ai foli dhe për varrimin e trishtë t ëish-boksierit me vetëm dy persona, ai me të vëllanë, si dhe një shok dhe një hoxhë, që i kishte kënduar xhenazen.
Pjesë nga intervista:
Ku mund të jetë infektuar?

Zot shyqyr ai të paktën nuk infektoi njeri tjetër në familje e në lagje. Nuk e kam fare idenë ku mund të jetë infektuar. Në spital ka qenë mami, ka dalë negative. Ka qenë e prekur edhe nëna, por e ka kaluar më lehtë, tani ka dalë nga spitali. Rreth dy javë qëndroi e shtruar në spital, ditën që doli ajo, të nesërmen dha shpirt babi.

Do ndalojmë dhe te një moment i rëndë i varrimit…
Vendosa të mos tregoja orën e varrimit, sepse do të vinin shumë njerëz. Na ra përsipër neve kjo, ishim vetëm unë me vëllanë. Morëm vetëm hoxhë Ahmed Kalanë, që fali xhenazen. Ishte dhe një shok i vet. Kështu u bë varrimi.

Kush ishte biseda e fundit me të?
Pas datës 11, po kthehesha me biçikletë, poshtë pallatit, i thashë të vinte lart, por ishte me grip. Kur jemi gjallë, nuk i vlerësojmë ca gjëra, pasi i humbasim e kuptojmë.
Me sa persona është takuar babai?
Nuk e di, njihte shumë njerëz.

Çfarë iu thanë mjekët?
Janë ato që jepen dhe në televizor. Babi u shtrua me bipolare. Virusi lufton mushkëritë. Mamaja u shtrua në spital pas vdekjes klinike të Babit.
Sa të vështirë e ka pasur nëna juaj?
Nuk kam çfarë të flas për këtë pjesë, se dihet. Duhet me i dhënë forcë asaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...