Banka e Shqipërisë dhe një udhëzim sot për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse në kushtet e krizës së pandemisë.
"Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga pandemia Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për riskedulimin e kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.
Fillimisht, ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë, duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga bankat/subjektet ku keni kredinë.
Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë, mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., duke specifikuar konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar, dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet."