Terrorizuan Skraparin/Ja kush janë dy personat që i bënë rezistencë policisë

E mërkurë, 29 Prill 2020 08:17

Dy vëllezër me probleme mendore nga qyteti i Skraparit, pas një sherri banal mes tyre, kanë dalë në dritare dhe kanë filluar të qëllojnë me kallashnikov në ajër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “5 Shtatori” në qytetin e Skraparit. Hasan dhe Hysen Hoxha, përkatësisht 57 dhe 61-vjeç, kanë terrorizuar gjithë qytetin nga krismat e armëve dhe pas mbërritjes së policisë afër banesës së tyre, ata janë frikësuar dhe kanë filluar të qëllojnë sërish.

Njëri nga vëllezërit, Hyseni ka dalë jashtë pak minuta pas mbërritjes së policisë, ndërkohë që vëllai i tij është mbyllur brenda banesës,ku ka qëlluar edhe disa herë të tjera.

Shërbimet e Policisë ndërmorën masa sigurie duke rrethuar pallatin dhe duke i bërë thirrje që të dorëzohej por ai nuk ju përgjigj thirrjeve të Policisë.

DPV e Beratit ka kërkuar përforcime nga forcat speciale pasi kjo situatë zgjati për më shumë se 2-orë dhe askush prej forcave të policisë nuk mundi ti afrohej pallatit ku jetonin dy vëllezërit sepse për shkak të problemeve të tyre të shëndetit mendor ata i trembeshin faktin se ai mund ta drejtonte armën edhe nga efektivët e policisë.

Në ndihmë të forcave të Policisë Berat kanë mbërritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas,për të negociuar me 57-vjeçarin Hasan Hoxha që ai të dilte me “duart lart” nga banesa dhe të dorëzohej. Qetësia e banorëve të Skraparit u rikthye nmrreth orës 01:30 të mëngjesit,kur 57-vjeçari Hasan Hoxha doli nga banesa dhe u dorëzua. Të dy vëllezërit Hoxha janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...