BB për Shqipërinë: Vendet e punës do të shkatërrohen, kërkohet paketë mbështetëse e fortë

E Enjte, 07 May 2020 08:05

Ekonomia shqiptare pritet të vuajë shenja të përhershme në ekonominë e saj të lena nga kriza që po shkakton COVID-19. Në një raport të dedikuar për Shqipërinë Banka Botërore analizon në thelb se cilat do të jenë pasojat që do të vuajnë të gjitha kategoritë. Sipas Bnakës teksa një rikthim i aktivitetit ekonomik pritet sapo impakti i virusit të ngadalësohet në muajt në vijim, ndërprerja ekonomike me shumë mundësi do të vërë në stres të fortë shumë shqipatrë.

“Shumë familje do të hasin vështirësi financiare pasi : vendet e punës do të shkatërrohen, disa individë që përfitojnë të ardhura do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për anëtarët e familjes, do qëndrojnë në karantinë apo do të trajtohen për sëmundjen e tyre.  Për më tepër kriza do të detyrojë biznese në thelb të kyçen që të mbyllen, do të prishë marrdhëniet e zinxhirit të prodhimit apo do të lenë të largohen punnonjës që kanë krijuar eksperiencë(knoë hoë) mbi punën, shoku mund të lerë shenja të përhershme në ekonomi” nënvizon raporti.

I njëjti ndalet edhe tek sektori bankar dhe tek masat që u morën në përgjigje të kësaj situate sa i takon politikës monetare lehtësuese. Raporti vlerëson se bankat hynë në këtë krizë me kapital të fortë dhe amortizatorë likujditeti por do të hasin vështirësi nëse kreditë nuk do të paguhen sipas planit dhe e ardhmja e biznesit të tyre mund të ndikohet në mënyrë të theksuar.

“Një paketë mbështetëse e fortë është e nevojshme për të mbështetur ekonominë në zbutje të krizës. Ndërkohë që masat do të evolojnë në mënyrë dinamike sipas ecurisë së krizës dhe mund të pritet që politikat mbështetëse, të kombinuara me një ngadalësim të theskuar të ekonomisë, të zgjerojnë në mënyrë drastike defiçitin fiskal në vitin 2020 si dhe rritje të borxhit publik.  Masat kyçe përfshijnë një fond garancie që mundëson huadhënie për bizneset për të shlyer pagat si dhe rritja e një transferte sociale. Politika monetare po lehtësohet duke ofruar likujditet pa limit për sektorin bankar dhe ulja e mëtejshme e normës së poltikës do të mbështesë më tej ekonominë” thuhet në raport.

Banka Botërore vlerëson se impakti në ekonominë shqiptare ndihet edhe më shumë po të kemi parasysh që COVID-19 vjen vetëm pak muaj pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të shkuar i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale por mbi të gjitha edhe njerëzore.

Këto dy problematika pritet që ta ndikojnë në mënyrë dramatike ekonominë gjatë këtij viti. Rënia e eksporteve dhe pasiguria për turizmin cilësohen po ashtu si elementë që mbështesin parashikimin pesimist.

“Porositë e eksportit janë përmbysur në një kohë kur partneri tregtar më i rëndësishëm, Italia po kalon një situatë të vështirë ekonomike. Po kështu po bëhet evidente nga dita në ditë që Shqipëria do të përballet me një sezon turistik veror jashtëzakonisht të varfër” nënvizon BB./Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...