Kriminelët shqiptarë në Amsterdam drejtojnë trafikun e kokainës

E mërkurë, 18 Prill 2018 20:29

Kriminelët shqiptarë janë mjaft aktiv dhe kanë rol udhëheqës në krimin e organizuar në Amsterdam. Ky është përfundimi i dalë nga një analizë e Policisë së Amsterdamit në Holandë. Sipas autoriteteve, shqiptarët në Amsterdam janë të angazhuar kryesisht në trafikun e kokainës, por edhe në kontrabandimin e qenieve njerëzore dhe mashtrimet me shit/blerjet e pronave.

Në analizën e policisë thuhet se grupet kriminale shqiptare importojnë kokainën nga vemdet e Amerikës së Jugut nëpërmjet portit të Roterdamit dhe më pas nga Amsterdami shpërndahet në vendet e tjera të Evropës. Përveç Holandës, theksohet se shqiptarët janë shumë aktivë dhe trafikun e drogës në Britani të Madhe. Numri i shqiptarëve në Amsterdam të përfshirë në krime vazhdon të rritet, evidentohet në raport.

Një problematikë serioze janë edhe vrasjet, kryesisht për prishje të pazareve të drogës. Përdorimi i armëve të zjarrit, kryesisht armët automatike që importohen nga Ukraina, Siria, Mali, Libia dhe Rusia, përbëjnë një tjetër shqetësim. Vrasjet e viteve të fundit në Amsterdam, thotë policia, janë të lidhura kryesisht me tregtinë e kokainës.

“Këto vrasje zakonisht kryhen nga banorët e rinj të Amsterdamit dhe viktimat zakonisht janë gjithashtu banorë të tij”, thuhet në analizën e policisë, ku evidentohet gjithashtu se këto krime bëhen nga vrasës me pagesë, shkruan tvklan.al. Ekziston një rrjet i gjerë ndërmjetësish dhe ekzekutorësh, sipas raportit të Policisë së Amsterdamit. Më herët gjatë këtij viti, shefi i policisë në këtë qytet, Pieter – Jaap Aalbersberg ngriti shqetësimin se po shtohen vrasësit me pagesë, që janë kryesisht amatorë dhe që pranojnë të vrasin dikë për më pak se 3 mijë Euro. /tvklan.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...