Përveç plagosjes së Ardian Çapjas, nga ngjarja e rëndë mbeti i plagosur dhe një zjarrfikës teksa po shuante flakët te makina e autorëve të braktisur në dalje të qytetit të Elbasanit.
Sipas burimeve zyrtare i plagosur ka mbetur shtetasi Dashamir Muhaxhiri, 38 vjeç. Ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet së plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit.