Atentati ndaj nipit të deputetit/ Ndalohet i dyshuari, vjen denoncimi i fortë

Tuesday, 30 June 2020 16:55

 

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme ku u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të Fatjon Harushës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar një 33 vjeçar nga lagja “Mark Lula” në Shkodër. Mësohet se i riu kishte thyer masën e “arrestit shtepiak” duke shkuar për të qëlluar Harushën.
"Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër," njoftoi policia.

Harusha është djali i xhaxhait të deputetit të PS, Luan Harusha.

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri dje një denoncim të fortë nga qytetari dixhital.

"Doktor, përshëndetje nga Shkodra.

Atentat Fatjon Harushës dhe një femre që ka qenë me të. Atentat ne Vukatanë në dalje të Shkodrës, por jo për çudi Harusha, djali i xhaxhait i Luan Harushës po udhëtonte me makinen e drejtoreshës së transportit rrugor Shkodër, EGLA MIRASHI (e emëruar nga deputetit). Kësaj makine para një muaji i është vendosur tritol, por është pikasur nga e zonja. Ngjarja nuk po zbardhet dhe kena frikë me dalë rrugëve në Shkodër, pardje armë, sot armë, zot na ruaj ku jetojmë"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...