Katër viktima nga koronavirusi në 24 orë

Saturday, 11 July 2020 10:54

 

Vazhdon bilanci tronditës nga koronavirusi në vend. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima.

Raportohet se kanë ndërruar jetë një 64-vjeçar nga Durrësi, një 65-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Elbasani dhe një 71-vjeçare nga Shkodra, të cilët kishin sëmundje të tjera shoqëruese.

Zonat më problematike mbeten Tirana, Durrësi dhe Shkodra, ndërsa së fundmi ka patur raste të shtuara në Vlorë dhe Elbasan.