Ndërron jetë 26-vjeçarri tek Infektivi, viktima e dytë më e re nga Covid-19 në Shqipëri

Premte, 24 July 2020 10:25

 

Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një 26-vjeçar nga Kavaja, i cili vuante nga talasemia.
I riu ishte shtruar prej katër ditësh në Spitalin Infektiv dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

Kjo është viktima e dytë më e re nga koronavirusi në Shqipëri, pasi disa ditë më parë ndërroi jetë edhe një 21-vjeçare.