Maskra në Pogradec, hetim kurimit të autorit. Rrugëve pa trajtim mjekësor

Saturday, 08 August 2020 12:21

 

Ngjarjet horror nuk kanë të sosur. Makabër është vrasja në fshatin Buçimas në Pogradec, ku mbrëmjen e së enjtes, djali 44-vjeçar i preu kokën nënës, 70-vjeç dhe e vari tek dera e shtëpisë. Olsi Çekiçi ka dashur të vrasë vajzën e tij për shkak të një telefoni, por ka ndërhyrë e moshuara për të mbrojtur mbesën e mitur, vetëm 15-vjeç. Ky ka qenë shkaku i konflikti që fillimisht nisi verbalisht dhe përfundoi me masakrimin e 70-vjeçares Firdes Çekiçi.

Edhe pse për ngjarjen nuk ka ndonjë mëdyshje mbi dinamikën apo autorësinë, hetimet pritet të përqendrohen edhe në faktin e trajtimit të problemeve mendore që ka pasur autori i kësaj ngjarje. Dhe natyrisht të dalin përgjegjësitë, nëse do të ketë, të institucioneve mjekësore që kanë pasur për detyrë ta trajtojnë apo monitorojnë gjendjen e tij.

Sipas Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinci” në Elbasan, ku 44-vjeçari Olsi Çekiçi ka qenë i shtruar në muajt janar dhe tetor të viti 2019, ku ka qëndruar shtruar për 10 ditë. Në kartelën e tij është shënuar që 44-vjeçari ishte kuruar për varësi ndaj lëndëve narkotike dhe se nuk kishte shfaqur shenja të tjera të agresivitetit apo çrregullimeve të tjera që janë kusht për mbajtjen e izoluar të një personi.

Ky hetim duhet të shërbejë që autoritetet të kthejnë vëmendjen edhe ndaj personave të tjerë që dihen që janë me probleme të shëndetit mendor por që enden rrugëve pa trajtim mjekësor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...