Sulmi me armë në hotelin e Tushemishtit, shoqërohen 2 persona të dyshuar në Tiranë

E Enjte, 13 August 2020 21:04

 

Janë shoqeruar në Tiranë dy persona të dyshuar për ngjarjen në Tushemisht.

Më herët, për ngjarjen e ndodhur në fshatin pogradecar janë vënë në pranga edhe 5 persona të tjerë.

Janë shoqëruar 2 shtetas në Tiranë, për verifikim.

Ata po transportohen drejt Pogradecit, ku dhe do të merren në pyetje në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj një hoteli në Tushemisht.

Sulmi ndaj hotel “Voloreka” në Tushemisht ka ndodhur më datë 8 gusht.

Më herët, po për këtë ngjarje janë arrestuar shtetasit Ilir Berberi, 52 vjeç, banues në Pogradec dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara. Informon policia.

Bashkëpunëtorët e tjerë të arrestuar janë Ilir Meçolli 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhiaj 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). Ndersa dy ditë më parë u arrestua Mariglen Topuzi.

Operacioni i koduar “Driloni” u mor në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec.

Ata kishin ngritur një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar

Policia thotë se Berberi është organizatori i kësaj ngjarje dhe në momentin e arrestimit u kap dhe me armë zjarri pistoletë me vete dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...