Humbi 2 vëllezër nga Covidi, pedagogu i drejtohet Ramës: Kjo nuk kriza e mjekëve, por e juaja si menaxher

Diel, 22 November 2020 12:01

 

Pedagogu Afrim Osmani i është drejtuar kreut të qeverise Edi Rama pas humbjes e jetes ës dy vellzeve nga Covid-19.

“Kjo nuk është kriza e profesionistëve, as e doktorëve, as e infermierëve”. “Kjo është kriza e menaxherëve dhe jo e menaxherëve te nivelit të ulët dhe nivelit të mesëm, por e menaxherëve te nivelit të lartë”, shkruan pedagogu në një postim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

Z. Kryeministër!

Kjo nuk është kriza e profesionistëve, as e doktorëve, as e infermierëve..

Kjo është kriza e menaxherëve dhe jo e menaxherëve te nivelit të ulët dhe nivelit të mesëm, por e menaxherëve te nivelit të lartë.

Janë menaxherët e nivelit të lartë që përgjigjen për veprimet strategjike, për rrugët e daljes nga kriza, që organizojne dhe udhëheqin daljen nga kolapsi.

E gjithë kjo situatë e jashtëzakonshme është lënë në dorë të Ministres Ogerta Manastirliu dhe Dr. Najada Çomo.

- E para më vjen keq ta them, që perveç një perkushtimi njerezor, nuk ka as zotësitë minimale për të perballur një krizë të ketij niveli.

- E dyta po bën një lidership të gabuar në kurriz të një zgjidhjeje, që do te ishte shume më e mire dhe më me rezultat për pacientët.

Në gjithë historinë e lidershipit në kohë të veshtira krizash, apo stuatash të ngjashme ka zakonisht dy zgjidhje:

- Ose ju duhet të zbrisni vetë dhe të përvishni mëngët;

- ose delegoni personat e duhur të cilët me njohuritë por edhe vizionin e tyre do të mund të bëjnë bashkë dhe angazhojnë rreth një qëllimi, stafin e përgjithshëm të mjekëve dhe stafin tjeter mjekësor për përballimin dhe administrimin me humbje minimale të situatës.

Eshtë një gabim i madh kur duam ta justifikojmë situatën në vendin tonë, duke marr për shembull vendet e tjera. Ne jemi një vend i vogël, me një numër ende relativisht të vogel pacientësh që rrezikojnë jetën dhe kemi përveç të tjerash edhe potencial solidarizimi.

Ju degjova me vemendje në fjalen tuaj, jam nje adhurues i publicistikes dhe i narracionit tuaj, por shikoj që kjo armë e juaja e fortë nuk ndihmon fare në perballimin e kësaj situate, perkundrazi e keqëson atë.

E perseris, është një krizë menaxheriale dhe jo një krizë e profesionistëve.

Doktorët dhe infermieret janë punonjës jo menaxherialë, për rrjedhojë në rastin konkretë kane shumë pak në dorë për përmrësimin e situatës edhe pse jetët e njerëzve shpëtohen nga duart e tyre.

Ju siguroj që nëse do të vendosni njerëzit e duhur në drejtim, ndryshimi i gjendjes do të jetë me ditë dhe jashtëzakonisht i dukshëm.

Take action, not reaction!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...