Covid-19 i mori jetën/Presidenti i “Fax News” do të festonte sot 60-vjetorin e lindjes: Misioni për fjalën e lirë vazhdon!

Hënë, 15 February 2021 13:16

 


60-vjetori i lindjes së Kasem Hysenbelliut do të festohej këtë 15 shkurt, por në vend të festimeve ikja e parakohshme e tij ka sjellë mungesë në familje dhe në Fax Media Group, familjen e dytë siç ai e cilësonte.

kasem hysanbelliuPuna për nxjerrjen e lajmit të fundit dhe të paanshëm në median që ai themeloi vijon të ecë me hapa të vrullshëm, pasi vizioni i ideatorit ngelet aty, edhe pse hapat e tij në Fax dhe bisedat frytdhënëse me punonjësit mbeten veçse të gdhendura në kujtimet e atyre që e njohën dhe punuan me të.
Kasem Hysenbelli në rrafshin profesional arriti të përmbush shumë sfida, ku më e madhja ishte ideimi dhe administrimi i një media opozitare, e krijuar për zërin e qytetarëve të thjeshtë sic edhe eshte Fax Media Group. Po ashtu drejtoi edhe disa media të suksesshme si News24, Panorama Group, Balkanweb, Gazeta shqiptare e radio RASH.

Shkrimtari dhe gazetari britanik George Oruell shprehej se “Në kohën e gënjeshtrave universale, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar.” I tillë ishte edhe krijimi e rrugëtimi i Fax Media Group. Ishte viti 2016, kur biznesmeni Kaswm Hysenbelli, kishte vendosur të sillte një koncept tjetër të lirisë, me krijimin e grupit mediat Shuplaka.

Kjo ide që ngjizjen e ka në 2016-ën, finalizimin do e kishte një vit më vonë, ku portali Shuplaka do merrte emërimin Faxweb, për t’iu bashkangjitur më pas edhe televizioni FaxNews me transmetimin e parë live në 6 tetor të 2017-ës, nën të vetmin qëllim për të raportuar e zbuluar lajmin e paanshëm e të vërtetën e hidhur.

FaxNews dhe Faxweb fokusin kryesor do e kishin tek problemet e qytetarëve, që rëndonin jetesën e familjeve shqiptare, e që liheshin jashtë fokusit të kamerës e mikrofonit të mediave të deriatëhershme.

Mbulimi i protestave që nga ato të qytetarit të thjeshte e deri tek ato të kauzave të mëdha siç ishin studentet, ‘Astiri’, teatri apo protesta e kuksianëve për rastin e traut në rrugën së Kombit, ku Kasem Hysenbelli dhe drejtuesit përtej çdo ndikimi politik apo ekonomik, zgjodhën anën e raportimit, duke bërë që protestat të ishin hapësira që do zinin programacionin e Fax, me transmetimin e tyre të pakompromis.

Infrastruktura për të arritur tek publiku nuk ishte ajo perfektja, një staf i vogël dhe i përkushtuar nga studentët e rinj e deri tek figurat e afirmuara, dukeshin sikur shtriheshin në cdo gjë, që nga terreni e grupet e xhirimit, tek redakorët e montazhi, për të kaluar tek teknika e regjia, që materiali i nisur si një brum fillestar të mbërrinte i formësuar tek syri dhe veshi i publikut.

Ajo çfarë dukej sikur sheshonte çdo parregullsi dhe mungesë, ishte marrëdhenia pa filtra e pa kufijndarës pronar- drejtues dhe gazetar. Kjo sinergji mbante stafin të lidhur më një vend pune përtej sfidave e sakrificave, duke mos lejuar pushtetin që të kufizonte lirinë e tyre të shprehjes, pasi siç edhe Hysenbelli shprehej shpesh: LIRIA NUK KA ÇMIM.

Mes qindra problemeve e skepticizmave, por dhe shumë sukseseve rruga e FaxMedia Group tanimë ishte shtruar. Besimi i qytetarëve kishte mbërritur në vendin e duhur, në dritaren ku ata gjithmonë do të kishin vendin dhe hapësirën. Ideatori, themeluesi dhe arkitekti i Fax Media Group Kasem Hysenbelli ia kishte dalë ti shkonte deri në fund idesë së tij për median që ai projektoi për qytetarët e thjeshtë.

Mëngjesi i 5 dhjetorit i vitit që lamë pas ishte një agim i errët jo vetëm për familjen e presidentit të Fax, miqtë, bashkëpuntorët, Fax Media Group, por për gjithë median shqiptare.

Covid-19 ja mori jetën pabesisht Kasem Hysenbelliut, por në këtë 60-vjetor pavarësisht boshllëkut që la pas, guri i themelit që vendosi për lirinë e fjalës u bë frymëzim dhe zotim për familjen dhe drejtuesit e Fax News e Faxweb që ëndrrën e tij ta çonin përpara, duke mos lënë përgjysëm këtë rrugëtim tre vjeçar të nje medieje guximtare.

Misionari i fjalës sot mungon fizikisht, por vepra e tij vazhdon kudo dhe kurdo në mbrojtjen e së vërtetës sublime e të pakompromis.
“Misioni për lirinë e fjalës vazhdon

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...