Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Rubikut dhe mbarë opinionin publik.
Tre anëtarë të së njëjtës familje në këtë qytet kanë ndërruar jetë brenda pak ditësh si pasojë e Covid-19.
spi
Të ndjerit janë çifti i bashkëshortëve Hamit Cara, Dushe Cara, dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara.
Mësohet se prindërit ishin rreth të 70-tave ndërsa djali i tyre i vetëm ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.
Fillimisht ka humbur betejën me sëmundjen kryefamiljari, ndërsa të nesërmen kanë gjetur vdekjen edhe djali dhe bashkëshortja e tij