Një tjetër banore e lagjes Pavarësia 2 në Vlorë ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë sot në Vlorë.
Gruaja që jetonte në katin e parë të pallatit ku ndodhi ngjarja tragjike, tregon se kishte dëgjuar zhurmë dhe kishte dalë për ti dhënë ndihmë.
Ajo shprehet se nuk e njihte vajzën dhe nuk e kishte parë duke u ngjitur.
‘Hapa derën se dëgjova zhurmë. Fëmijën nuk e pashë se kush e mori. I mata pulsin vajzës, nuk kishte shenja, i hodha ujë, nuk më dha asnjë shenjë. E mbulova me batanije pastaj’, tregon banorja për SYRI TV.
E pyetur nga gazetarët nëse vajza ishte e pallatit apo e lagjes, ajo shprehet se nuk e njihte fare.
‘Nuk e njihnim fare, nuk e dija që ishte vajza e doktorit.
Vetëm zhurmën dëgjova dhe dola. Pashë vetëm atleten e fëmijës’, tregon gruaja për gazetarët