Guvernatori Sejko shpall tre ”Çmimet e Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2021″

Tuesday, 21 December 2021 09:33

 

Në datën 20 dhjetor 2021, me rastin e mbylljes së vitit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me publicistë të njohur, analistë të politikës dhe të ekonomisë, gazetarë të njohur të shtypit të shkruar e medias elektronike dhe përfaqësues të medias në Shqipëri.

Mbi takimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias

Në datën 20 dhjetor 2021, me rastin e mbylljes së vitit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me publicistë dhe gazetarë të njohurtë shtypit të shkruar e medias elektronike, analistë të politikës dhe të ekonomisë, dhe përfaqësues të medias në Shqipëri.

Takimi u çel me fjalën përshëndetëse të Guvernatorit Sejko, i cili,pasi falënderoi përfaqësuesit e medias për pjesëmarrjen në aktivitet, theksoivlerën e veçantë të këtij ritakimipër të kaluar pak kohë së bashku në këtë prag festash,në mjediset e Bankës së Shqipërisë.

Ai u shpreh mirënjohës ndaj medias për gatishmërinë, objektivitetin dhe seriozitetin e treguar në mbulimin dhe transmetimin në publik të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë përgjatë gjithë vitit 2021. Profesionalizmi në ndërtimin dhe transmetimin e lajmit dhe analizës ekonomike ka qenë një ndihmë e vyer, e cila ka kontribuuar qenësisht në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve e atij financiar.

Në mbyllje të fjalës së tij, Guvernatori Sejko garantoi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një institucion transparent, i gatshëm të japë opinionet dhe vlerësimet e saj në të gjitha debatet publike që lidhen me ecurinë e ekonomisë së vendit dhe tregjet financiare.

Gjatë këtij aktiviteti, u ndanë dhe tre çmimet e konkursit të hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2021”. Ky konkurs organizohet çdo vit nga Banka e Shqipërisë dhe i dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit.

Edukimi financiar dhe puna kërkimore janë vazhdimisht në fokus të aktivitetit të Bankës së Shqipërisë, si parakushte të zhvillimit ekonomiko-social të vendit dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të tij. Sivjet është viti i 15-të, që Banka e Shqipërisë përzgjedh dhe vlerëson tre punime shkencore të përgatitura nga studentë shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, për punë kërkimore-shkencore në çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar etj.

Me çmimin e parë u vlerësua zj.Ervi Kosta, studente e Masterit të Shkencave në Fakultetin e Ekonomisë Dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, me temën: “Diversifikimi i të ardhurave dhe ndikimi i tij në performancën financiare të bankave tregtare”, çmim i cili u dorëzua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko.

E veçanta e kësaj teme është shqyrtimi – falë vlerësimeve me regrese të tipit panel – i lidhjes midis performancës financiare të bankave të nivelit të dytë dhe nivelit të diversifikimit të të ardhurave të tyre. Nga kjo analizë kuptojmë se mbetet ende mjaft punë për t’u bërë nga bankat e nivelit të dytë, përsa i përket përfitueshmërisë së sistemit nëpërmjet diversifikimit të të ardhurave.

Me çmimin e dytë u vlerësua zj. Marina Poppa, studente e ciklit Master në Ekonomi Zhvillimi, CityUniversity, Londër, me temë: “Vlerësimi i rolit të mjedisit makroekonomik dhe institucional në performancën e institucioneve mikro-financiare në Shqipëri”.

Puna e saj kërkimore merr në analizë aktivitetin e institucioneve mikro-financiare në Shqipëri, një aktivitet ky kyç për nxitjen e përfshirjes në kredimarrje për segmentet e popullsisë më pak të angazhuara në ekonomi – siç janë rezidentët me të ardhura të ulëta dhe ata të përqendruar në zonat rurale. Masa e përfshirjes financiare të popullsisë është tregues i drejtpërdrejtë i nivelit të sipërmarrjes ekonomike, dhe instucionetmikro-financiare luajnë rol vendimtar në stimulimin e kësaj përfshirjeje.

Me çmim të tretë u vlerësua zj.Kristjana Proko, studente e Masterit të Shkencave në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, me temën: “Tatimi optimal për të ardhurat nga paga – rasti i Shqipërisë”.

Nëpërmjet këtij materialitrajtohej tema e një debati të gjatë e ende të ndezur në sferat e vendimmarjes ekonomike dhe politike në vend. Të dhënat autorja i modelon në tri variante, duke paraqitur përfundime konkrete dhe të argumentuara lidhur me nivelin optimal të tatimit mbi të ardhurat personale. Në përfundimet e materialit,autorjakonstaton se sistemi aktual progresiv gjeneron nivelin më të lartë të të ardhurave publike, dhe se mesatarja optimale e tatimit është e krahasueshme me përqindjet e tatimit mbi të ardhurat të aplikuara aktualisht

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...