Gazetari i njohur sportiv, Vladimir Grillo është ndarë sot nga jeta në moshën 74-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij, Dëfrim Methasani me anë të një postimi në Faceboook.
Dëfrim Methasani thote se humbi mikun me te shtrenjtë dhe simbolin e sportiv te mikrofonit.
“Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën”, shkruan Methasani.
Ja si shërohet era e keqe e gojës dhe parandalohen problemet e tjera dentare.
ideplus.netReklamë nga boost.al
Ja si shërohet era e keqe e gojës dhe parandalohen problemet e tjera dentare.
Grillo vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh. Me mbi 40 vjet eksperiencë në ekranin, ai ishte kthyer në një ikonë të gazetarisë televizive sportive.
Grillo mbaroi Institutin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi në vitin 1969. Më 3 janar të vitit 1970 filloi punë në RTSH për të qëndruar deri në fund të jetës.
Vitin e kaluar, më 2 korrik 2020 Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” zotin Vladimir Grillo “Për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si një komentator sportiv i spikatur në Radio-Televizionin Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”.