Që në momentet e para pas ngjarjes në “Don Bosko”, grupi hetimor ka nisur verifikimet për Edmond Crrojn, i cili u përcaktua si shënjestër e atentatit mbrëmjen e të martës.
Për këtë ka patur kontrolle në banesën e tij, por edhe të viktimës Erion Çelës që ndodhet në Maminas, si dhe të paktën në dy biznese të tij shumë pranë vendit të ngjarjes, një tabakino dhe një qendër estetike.
Deri më tani, pavarësisht se kontrollet kanë nisur menjëherë për gjetjen e ndonjë sendi të kundraligjshëm, nuk ka të dhëna për diçka që mund të ndihmonte hetuesit apo të ngrinte ndonjë akuzë
Ndërkohë, policia po heton rreth aktivitetit me të cilin është marrë Edmond Crroj kohët e fundit, duke qenë se më herët është proceduar në dy shtete të Bashkimit Europian, dhe njëra nga akuzat ka qenë ajo e përfshirjes në trafikun e drogës