Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Syri.Net mëson se një person ka mbetur i vrarë.
Ngjarja është regjistruar në Bulevardin kryesor të qytetit, pranë stadiumit 'Elbasan Arena' ndërsa viktimë ka mbetur Madrit Ulqinaku.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e krimit për zbardhjen e plotë të saj.