Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu bëri thirrje sot qytetarëve nga Lezha të ngrihen në këmbë për t’i dhënë fund një lidershipi shkizofrenik që premton korrupsion skizofrenik.

 

“Duhet të nxitojmë për të larguar rilindjen, për t’i dhënë fund shtetkapjes. Vendi është kthyer në një vend monist. Mbyllen shkollat, mbyllen kopshtet. Jemi në një situatë tepër kritike të pasigurisë juridike për çdo qytetar, që nga fëmija që vete në kopsht dhe deri te sipërmarrësi dhe deri të pronari i medias dhe deri te çështja e tokave. Ju e dini se çfarë kaosi është me çështjen e tokave dhe kjo e qëllimshme.  I thotë fermerit po marrim ne tokat se ju nuk i punoni. Si t’i punojnë ata me çmimin që ka vajtur, jo vetëm të naftës, por edhe inputeve të tjera. Kush i mbështet? 

 
Ndaj të gjithë të ngrihemi më këmbë për të shpëtuar vendin tonë, për të mbrojtur familjet tona. Për t’i dhënë fund njëherë e mirë një lidershipi skizofrenik që premton vetëm korrupsion skizofrenik. Jemi të dytët në botë për ryshfetin. E para që na e ka kaluar vetëm Zambia. Që në rajon jemi të parët për çdo gjë negative është e qartë. Të fundit për çdo gjë pozitive”, tha Meta.