Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e të premtes në Tropojë, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.
Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Bajram Curri- Fierzë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se mjeti tip BMW me drejtues N. M nga Bajram Curri është përplasur me mjetin tip Benz me drejtues F. D., nga fshati Dushaj.
Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen M.D., 64 vjeç, pasagjer, vëllai i drejtuesit të mjetit tip Benz, si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” F.D., rreth 53 vjeç, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç.
Policia e Tropojës ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip “BMW” për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.