“Sipas raportit të antidorëgs greke 56.60% e të akuzuarve si anëtarë të Grupeve të Organizuara Kriminale në fushën e narkotikëve ishin shtetas grekë të ndjekur nga shqiptarët me 26%, pakistanezët 3%, etj.”
Rrjetet shqiptare janë aktive dhe në trafikun dhe shpërndajen e heroinës ku shtetasit shqiptarë përbënin 19% të pjesëtarëve të grupeve kriminale, renditur pas shtetasve greke që përbënin 68% të grupeve kriminale. Sasia totale e heroinës së kapur në vitin 2022 në Greqi ishte 139.71 kilogramë, duke shënuar një rënie prej 61,66% krahasuar me vitin 2021, ndërsa vlera e sasive të sekuestruara të heroinës nëse droga do të shitej në treg përllogaritej në mbi 2.6 milionë euro. Edhe në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës shqiptarët përbënin 31 % të anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale, renditur të dytët pas grekëve që përbënin rreth 57% të autorëve të arrestuar.
Sasia totale e kokainës së kapur në vitin 2022 në Greqi ishte 899,688 kilogramë , duke shënuar një rënie prej 17,14%, krahasuar me vitin 2021. “Megjithatë, sasitë e kapura të kokainës mbeten të larta për të katërtin vit radhazi për nivelet e Greqisë” , vlerëson raporti i antidrogës greke. Kokaina e sekuestruar u konstatua se vinte në Greqi në masën më të madhe( 60.77%) drejtpërdrejt nga vendet e Amerikës Latine dhe si mjete transporti përdoreshin kontejnerët e ngarkuar me banana.
Vlera e kokainës së sekuestruar në Greqi, nëse do të shitej në tregun kriminal është vlerësuar mbi 76.5 milionë euro./