41 turistë janë paraqitur në urgjencën e Spitalit të Vlorës këtë të premte.
Paraprakisht bëhet me dije se ato kanë shfaqur shenja helmimi.
Drejtoresha e spitalit, Bruna Mersini në fillim raportoi se numri i turistëve të cilat kanë shkuar në spital ishte 20 dhe ishin fëmijë të moshës 14 dhe 15 vjeç.
“Fëmijët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç. Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën, kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale situata është nën kontroll. Pra është alerti që ne i japim situatës kur janë shumë fëmijë. Është hetim epidemiologjik. Këta janë fëmijë, edhe vapa mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna. Janë rreth 20 fëmijë.”
Më vonë Policia e Vlorës njoftoi se numri i turistëve të helmuar është 41 dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.