Si sot, më 8 nëntor 1462 u shkrua dokumenti i parë në shqip, Formula e pagëzimit

E mërkurë, 08 November 2023 12:11

Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”.

Si sot, më 8 nëntor 1462, u shkrua dokumenti i parë në shqip,  “Formula e pagëzimit”. 

Formula është shkruar prej kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, në latinisht.  Ky dokument ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur në vitin 1915 nga historiani rumun, Nicolae Jorga.

Dokumenti është fryt i vizitës baritore, që kryeipeshkvi shqiptar imzot Pal Engjëlli, bëri si bari e udhëheqës shpirtëror nëpër Kishat famullitare e viset e kryedioqezës së Durrësit të kohës, shkruan Drejtoria e Arkivave.

 
 

Në mbarim të kësaj vizite baritore, imzot Pal Engjëlli pasi përballet me vështirësitë që i kanoseshin popullsisë shqiptare, u lë porosi priftërinjve të pagëzonin foshnjat, në rast të rrezikut vdekjeje, me fjalët e Formulës së ritualit kishtar të Pagëzimit: “Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”.

Në kryeveprën e tij kushtuar Skënderbeut, Marin Barleti shkruan se Pal Engjëllit ishte burrë i ditur dhe zotësi të rrallë në oratori, të cilin Skënderbeu e mbajti afër vetes për nga kultura dhe maturia e tij. 

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...