Vdes Henry Kissinger, diplomati i shquar amerikan dhe fituesi i çmimit Nobel: Ishte 100 vjeç

E Enjte, 30 November 2023 10:57

Henry Kissinger, një fuqi diplomatike, rolet e të cilit si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe Sekretar i Shtetit nën dy presidentë amerikanë lanë një gjurmë të pashlyeshme në politikën e jashtme të SHBA dhe i dhanë atij një çmim të diskutueshëm Nobel për Paqen, vdiq të mërkurën, më 29 nëntor 2023, në moshën 100-vjeçare.

Kissinger vdiq në shtëpinë e tij në Connecticut, sipas një deklarate nga firma e tij konsulente gjeopolitike, Kissinger Associates Inc. Në deklaratë nuk u përmendën rrethanat. 

 

Në të u tha se ai do të varrosej me një shërbim privat familjar, për t'u pasuar në një datë të mëvonshme nga një shërbim përkujtimor publik në qytetin e Nju Jorkut.

Dr. Kissinger kishte qenë aktiv pas njëqindvjetorit të tij, duke marrë pjesë në takime në Shtëpinë e Bardhë, duke botuar një libër mbi format e lidershipit dhe duke dëshmuar para një komiteti të Senatit për kërcënimin bërthamor të paraqitur nga Koreja e Veriut.

 
 

Në korrik 2023 ai bëri një vizitë të papritur në Pekin për të takuar presidentin kinez Xi Jinping.

Gjatë viteve 1970, në mes të Luftës së Ftohtë, ai pati dorë në shumë nga ngjarjet globale që ndryshuan epokën e dekadës, ndërsa shërbente si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe Sekretar i Shtetit nën Presidentin republikan Richard Nixon.

Përpjekjet e refugjatit hebre me origjinë gjermane çuan në hapjen diplomatike të Kinës, bisedimet historike për kontrollin e armëve SHBA-Sovjetike, zgjerimin e lidhjeve midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë dhe Marrëveshjen e Paqes së Parisit me Vietnamin e Veriut.

Drejtimi i Dr, Kissinger-it si arkitekti kryesor i politikës së jashtme amerikane u zbeh me dorëheqjen e z. Nixon në vitin 1974. Megjithatë, ai vazhdoi të ishte një forcë diplomatike nën Presidentin Gerald Ford dhe të ofronte opinione të forta gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së tij.

Ndërsa shumë e përshëndetën Dr Kisingerin për shkëlqimin dhe përvojën e tij të gjerë, të tjerë e cilësuan atë si kriminel lufte për mbështetjen që tregoi për diktaturat antikomuniste, veçanërisht në Amerikën Latine.

Në vitet e tij të fundit, udhëtimet e tij u kufizuan nga përpjekjet e kombeve të tjera për ta arrestuar ose marrë në pyetje rreth politikës së jashtme të kaluar të SHBA-së.

Çmimi i Paqes që iu dha në vitin 1973 u dha për përfundimin e përfshirjes amerikane në Luftën e Vietnamit, por ishte një nga më të debatueshmit që ishte dhënë ndonjëherë.

Dy anëtarë të komitetit të Nobelit dhanë dorëheqjen për këtë zgjedhje dhe u ngritën pyetje në lidhje me bombardimin sekret amerikan të Kamboxhias.

 

Diplomati vietnamez i veriut Le Duc Tho u zgjodh për ta marrë së bashku me të çmimin, por e refuzoi atë.

Zoti Ford e quajti Dr Kissinger një "super Sekretar Shteti", por gjithashtu vuri në dukje mprehtësinë dhe vetëbesimin e tij, të cilat kritikët kishin më shumë gjasa t'i quajnë paranojë dhe egoizëm. Edhe zoti Ford tha: "Henri në mendjen e tij nuk bëri kurrë një gabim."

“Ai kishte lëkurën më të hollë se çdo personazh publik që kam njohur ndonjëherë”, tha zoti Ford në një intervistë pak para vdekjes së tij në 2006.

Me zërin e tij me theks gjerman, Dr Kissinger nuk ishte aspak një yll roku, por kishte një imazh si një burrë zonjash, që vërtiste yjet në Uashington dhe Nju Jork në ditët e beqarisë. Pushteti, kishte thënë  ai, ishte afrodiziaku i fundit.

I vullnetshëm për politikat, Dr Kissinger ishte i rezervuar për çështjet personale, megjithëse një herë ai i tha një gazetari se e shihte veten si një hero kauboj, që largohej i vetëm.

Heinz Alfred Kissinger lindi në Furth, Gjermani, më 27 maj 1923 dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara me familjen e tij në 1938 para fushatës naziste për shfarosjen e hebrenjve evropianë.

Duke e thirru veten Henry, Dr Kissinger u bë një qytetar i natyralizuar i SHBA-së në vitin 1943, shërbeu në ushtri në Evropë në Luftën e Dytë Botërore dhe ndoqi Universitetin e Harvardit me bursë, duke fituar një diplomë master në 1952 dhe një doktoraturë në 1954. Ai qendroi në Harvard  për 17 vitet në vazhdim.

Gjatë pjesës më të madhe të asaj kohe, Dr Kissinger shërbeu si konsulent për agjencitë qeveritare, përfshirë në vitin 1967 kur ai veproi si ndërmjetës për Departamentin e Shtetit në Vietnam.

Ai përdori lidhjet e tij me administratën e Presidentit Lyndon Johnson për të transmetuar informacione rreth negociatave të paqes në kampin e Nixon.

Kur zotimi i Nixon për t'i dhënë fund Luftës së Vietnamit i dha atij zgjedhjet presidenciale të vitit 1968, ai solli Dr Kissinger në Shtëpinë e Bardhë si këshilltar për sigurinë kombëtare./ar.sh/SYRI.NET

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...