Të bësh rikonstruksion shtëpie është e vështirë. Por më e vështirë është kur inertet e rikonstruksionit të shtëpisë, i mbledh së bashku dhe i lë në rrugë, duke i dhënë shkas agjencisë së “mbrojtjes së konsumatorit” për të të gjobitur dhe për të të publikuar edhe emrin.
Kjo u ka ndodhur dy kryefamiljarëve, Bashkim Pashaj, në rrugën Irfan Tomini dhe Jashar Deliu te “rruga e Kosovarëve” që përveçse kanë ngrënë gjobën 20 mijë lekëshe për ndotje të ambientit, fletët e gjobës u kanë “fluturuar” drejt e në media, raporton newsbomb.al.
Dhe sipas asaj që shkruhet nga ana e Agjencisë së Konsumatorëve, të gjithë ata që do të ndosin ambientin, do ta pësojnë me gjoba, nëse nuk marrin masa për të hequr inertet që nxjerin nga shtëpitë e tyre.