Gjyshërit nga Kosova që për herë të parë udhëtuan pa viza për tek nipi dhe mbesa

E mërkurë, 17 Janar 2024 13:28

Derisa po pinin kafenë e zakonshme të mëngjesit në Prishtinë, ditën e parë të vitit 2024, Palokë Berishaj bashkë me gruan e tij, Radicën, morën një telefonatë me një kërkesë jo aq të zakonshme.


I biri Viktori, që jeton në Bruksel të Belgjikës, iu tha të bëhen gati për një fluturim pasdite, që do t’i dërgonte ata për një vizitë të shpejtë atje.

“Mendoja se po bën shaka”, thotë Paloka, për të cilin udhëtimet për në Evropë nuk kanë qenë aq të thjeshta për vite me radhë.

Por, me nisjen e vitit 2024, qytetarëve të Kosovës iu mundësua udhëtimi pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 vendeve të Evropës.

Kosova ishte e fundit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që e fitoi këtë të drejtë. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kishin nga viti 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina nga viti 2010.

“Ka qenë një padrejtësi shumë e madhe”, thotë Paloka për Radion Evropa e Lirë.

Për çiftin Berishaj, pjesa më e bukur e vizitës ishte takimi me Janin dhe Rozën - nipin shtatë vjeç dhe mbesën katër vjeçe.

“Më merr malli pa masë për nipin e mbesën. Ata janë krejt bota jonë. Asgjë nuk krahasohet me këtë, [me mundësinë] që të shëtisim me ta nëpër Bruksel”, rrëfen Paloka.

Ai kujton se për udhëtimet e mëhershme, i duheshin disa javë për t’i përgatitur dokumentet, pastaj caktimi i terminit në ambasadë, pagesa, marrja e vizës e deri te përballja me pyetje të shumta gjatë kontrollimit të pasaportës në aeroport.
"[ Tani ] nuk patëm kurrfarë problemi. [ Polici kufitar me pyeti] për qëllimin e vizitës... sa mendoni të rrini... kaq”, përshkruan 69-vjeçari përvojën në Aeroportin e Prishtinës.

1 / 6



Rrëfimin ia ndërpret Radica, duke ia kujtuar një “shkëmbim interesant” me policin belg, që ua kishte kontrolluar pasaportat gjatë kthimit nga Brukseli.

“Një polic i ri, që [siç duket] e kishte ditën e parë të punës pas Vitit të Ri, po e shikon pasaportën në dalje nga Brukseli... Po thotë: ku e keni vizën? Unë i thashë: ne nuk kemi nevojë për vizë”.

Pasi u konsultua me kolegun e tij, Paloka thotë se polici kërkoi falje dhe ata e kaluan në mënyrë të rregullt kontrollin.

Çifti qëndroi pesë ditë në Bruksel dhe gjatë asaj kohe vizitoi edhe qytetin tjetër belg, Gent.

Vizat për Berishajt: Ankth, stres e nervozizëm

Të dy të pensionuar, çifti jeton në Prishtinë. Me prejardhje nga Mali i Zi, Paloka kreu studimet në Fakultetin Elektroteknik në Prishtinë dhe për kohë të gjatë punoi në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ndërsa Radica, me prejardhje nga Serbia, ishte mësimdhënëse e gjuhës serbo-kroate dhe më vonë zyrtare për mësim tërëjetësor në Ministrinë e Arsimit në Kosovë.

Të dy ishin larguar nga puna në vitet ’90, kur regjimi i atëhershëm serb ndërmori masa të dhunshme në Kosovë.

Ata iu rikthyen karrierës pas Duke mos dashur të ankohet shumë për të kaluarën, çifti Berishaj thotë se mezi pret ta vizitojë më shpesh familjen e djalit në Bruksel, por të bëjë edhe udhëtime të tjera.

“Tash kemi edhe kohë, jemi në pension. [E kemi menduar] Dubrovnikun në Kroaci. Do të shkojmë përmes Malësisë [në Mal të Zi] se burri është prej atje. Stacioni i parë: Malësi. Pastaj: Dubrovnik”, thotë Radica.të luftës më 1999.

Puna në Ministri të Arsimit dhe departamenti specifik që udhëhiqte, Radica thotë se i kërkonte të vizitonte vende të Evropës, për trajnime e seminare të ndryshme.

“[Procedura e marrjes së vizës] më ka bërë jo vetëm të nervozohem, por edhe të stresohem shumë... Edhe burri e di se çdo dokument për të cilin kam pasur nevojë, më ka shkaktuar stres... Vërtet nuk kam dëshirë të merrem me pjesën administrative”, thotë Radica.

Radica, megjithatë, e konsideron veten me fat, pasi, siç thotë, vizat me ftesa zyrtare i kishin shpenzimet e mbuluara dhe nuk refuzoheshin.

“Kam qenë dëshmitare kur disa njerëz e kanë paguar vizën, kanë pritur, kanë pasur shpresa për të udhëtuar, kanë planifikuar… por për shkak të mosmarrjes së vizës, i kanë anuluar të gjitha”, rrëfen 67-vjeçarja.

Sipas një raporti të Grupit për Ballkanin në vitin 2022, qytetarët e Kosovës kanë paguar mesatarisht 165 euro për aplikimin për vizë në zonën Schengen.

Ndër vite, shifra e shpenzimeve për të gjithë kosovarët ka arritur në dhjetëra miliona euro.

Ky hulumtim thotë se qytetarët kanë pritur mesatarisht nga një deri në gjashtë muaj deri në përfundimin e procedurës për vizë dhe se, me gjithë pritjet dhe procedurat, një numër i aplikuesve është përballur me përgjigje negative.

Sporteli, qelqi dhe pyetjet në mesin e tragjedisë familjare

Viza e fundit që Palokës iu desh ta merrte për vizitë në Evropë, para lëvizjes së lirë, nuk ishte as për qejf e as për punë.

Ajo iu desh për të arritur në varrimin e vëllait që i vdiq në Francë para dy vjetësh.

“Nga tradita e malësorëve, kur vdes dikush, njerëzit edhe prej Amerikës vijnë atë ditë për të qenë në varrim. Është diçka tepër e rëndësishme”, thotë Paloka.

Mendimi i parë që i erdhi pas tragjedisë ishte se si ta siguronte vizën në kohë mjaftueshëm të shpejtë për të arritur në varrim.

“Ky ka qenë ankthi i parë, tmerri i parë, reagimi im i parë. Jo që më vdiq vëllai, por që unë nuk mund të jem atje”, kujton ai.

Me ndihmën e familjarëve dhe të njohurve në ambasadë, ai arriti ta siguronte terminin për pak ditë.

“...por, të gjitha këto protokollet tjera më është dashur t’i ndjek, të shkoj në komunë, në bankë, sigurimin shëndetësor… Ka qenë një kaos dyditor për t’i siguruar të gjitha dokumentet”, kujton Paloka.

Përveç këtij rasti, ai thotë se është ndier i diskriminuar gjatë të gjitha përpjekjeve të tij për të udhëtuar si qytetar i Kosovës para vitit 2024.

“Paramendoni diskriminimin kur i shihni njerëzit që kanë pasaportat e Malit të Zi, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut... ka plot shqiptarë që i kanë këto pasaporta. Dhe, kur niseshe në rrugë me ta, mua më duhej të kaloja nëpër procedura [e atyre jo]”.

“Ndjenja kur je pas një qelqi të sigurisë së lartë, është një njeri që bisedon me ty, që të bën pyetje... A keni para, a nuk keni para, kur do të ktheheni? Vendosi gishtërinjtë (për skanim)...”, kujton Paloka procedurat gjatë udhëtimeve të mëparshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...