Letërsia në zi.
Shuhet në moshën 88-vjeçare shkrimtari i madh Ismail Kadare.
lSYRI TV mëson se shkrimtari i njohur ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Ai ka mbyllur sytë në orën 9 pa 10 në QSUT.
Lajmin për SYRI TV e konfirmon një nga njerëzit më të afërt me Kadarenë, redaktori i gazetës Exlibris Andreas Dushi.
Kandidati për Nobel në Letërsi, njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ai shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.
Ismail Kadare nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.