Në vendin dhe kohën e gabuar, kur plumbat nuk kursejnë as të pafajshmit

Diel, 21 July 2024 20:46
 
 
 

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Shqipërinë, teksa tre persona humbën jetën dhe një tjëtër mbeti i plagosur rëndë pas një atentati në Memaliaj.

Shënjestër ishin dy vëllezërit Shyqo dhe Artur Kalemi, të cilit ishin ulur në tavolinën e jashtme të lokalit, ku i pari mbeti i vdekur nga breshlria e kallashnikovit, ndërsa i dyti i plagosur në gjendje të rëndë.

Atentati shënoi dhe dy viktima aksidentale, pasi plumbave të kallashnikovit nuk iu shpëtoi as kamarieri i lokalit, Gledio Muka dhe një klient i lokalit Marsel Çela, të cilët humbën jetën në vend.

Por Muka dhe Çela, nuk janë rastet e vetme që humbin jetën në mënyrë të pafajshem, teksa gjenden në vendin dhe kohën e gabuar.

Vrasja e Musaen Zenelit 

Në atë kohë vetëm 20-vjeç, Musaen Zeneli humbi jetën në ditën e parë të punës pas përplasjeve me armë mes 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj për disa metra territor plazh, ku u shënuar 4 viktima mbrëmjen e 26 qershorit 2021.

I riu me njohuri fillestari në kuzhinë, ishte shpërngulur në hotelin e vëllezërve Gocaj dhe kishte ditën e parë të punës, ku shërbente edhe si kamarier.

Vrasja e tij, tronditi opinionin publik.

Ekzekutimi në Don Bosko i Erjon Çelës

Ulja në një tavolinë me 4 persona të tjerë mes tyre dajën, të vëllanë, kamarierin dhe një person tjetër, ishte fatale për Erion Çelën, teksa humbi jetën në një atentat në Don Bosko, mbrëmjen e 4 janarit 2022.

Erion Çela ishte pronari i një tabakinoje që ndodhej afër lokalit ku ndodhi vrasja dhe që shpesh e frekuentonte.

Por plumbat i morën e jetën, në mënyrë të pafajshme. Një gjë e tillë u pranua edhe nga grupi i vrasësve me pagesë, mes tyre edhe vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët thanë se kishin ngatërruar objektiv.

Plumbat mbi Mimoza Pajën

Mimoza Paja është një tjetër viktimë e pafajshme e luftës së pashtershme të grupeve kriminale për të eliminuar kundërshtarët.

58-vjeçarja, e cila punonte banakiere, u vra gabimisht nga breshëria e plumbave që krimi lëshoi pa mëshirë dhe pa menduar se kujt do ia merrnin jetën.

Faji i saj i vetëm ishte që kishte zgjedhur të punonte për të mbajtur familjen, por pa e ditur, në një lokal, që rezultoi të ishte në pronësi të një personi me precedent të shumtë kriminalë.

Vrasja e saj tronditi vendin, pasi u zbula se viktima kishte mbi 6 muaj që nuk kishte paguar qiranë e shtëpisë për shakak të kushteve ekonomike dhe se Mimoza kujdesej për mbesën e saj 10-vjeçare.

Çfarë ndodhi mbëmë në Memaliaj?

Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës, duket se do të vijojë të

Pjesë e kësaj serie përplasjesh atentatesh duket se ishte edhe masakra e mbrëmshme në Memaliaj. Shënjestër ishin dy vëllezërit Shyqo dhe Artur Kalemi, të cilit ishin ulur në tavolinën e jashtme të lokalit, ku i pari mbeti i vdekur nga breshlria e kallashnikovit, ndërsa i dyti i plagosur në gjendje të rëndë.

Ndërsa atentatit nuk iu shpëtoi as kamarieri i lokalit, Gledio Muka dhe një klient i lokalit Marsel Çela, të cilët humbën jetën në vend.

Shyqo Kalemi është babai i Andrea alias Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemit të cilit iu kanë shpëtuar tre atentateve të mëparshme. Ndërsa Artur Kalemi është xhaxhai i tyre.

Një prej pistave ku po heton Policia është hakmarrja ndaj Andrea (Adriatik) Kalemit. Dyshohet se atentati i mbrëmshëm ka lidhje me sagën e vrasjevë të nisur që prej 11 Qershorit të vitit 2022 ku u ekzekutua Aleksandër Sadikaj në një atentat me eksploziv pranë rrethrrotullimit të TEG dhe që pasoi disa muaj më vonë, më 16 Dhjetor të po atij viti me vrasjen e Edmond Papës në zonën e Selitës në Tiranë.

Teksa përplasja mes grupeve kriminale, duket se në vitet e fundit nuk ka kursyer as jetët e pafajshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...