Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Konispol, ku një burrë ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vdekur dhe vetë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalë, kur shtetasi Huso Islami, 69 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar disa herë nga bashkëshortes së tij Shano Islami, 66 vjeçe.
Më pas, Fuso Islami dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islamin, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë atë nga shkallët e banesës. I moshuari gjeti vdekjen pak minuta më pas.
Policia ka prangosur djalin e viktimave, Klementin Islamaj, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.
“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.
Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.”– njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.