Aktori i njohur Mehdi Malkaj, ka lënë sot ambientet e spitalit në QSUT.
Lajmi është konfirmuar nga vetë stafi i spitalit, ku aktori ishte i shtruar prej disa ditësh, nën kujdesin e mjekëve kardiologë në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT.
Falë përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, aktori gëzon shëndet të plotë dhe ka lënë ambientet e spitalit.