Rrëzimi i aeroplanit në San Paolo/ Asnjë i mbijetuar nga 62 anëtarët në bord

Premte, 09 August 2024 21:43
 

Asnjë i mbijetuar nuk rezulton nga rrëzimi i aeroplanit në San Paolo, të Brazilit. Aeroplani me  62 persona në bord është rrëzuar në shtetin Sao Paulo, tha linja ajrore ndërsa presidenti, Luiz Lula da Silva, njoftoi gjithashtu se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi në bord kishin vdekur.

Duke folur në një ngjarje në Brzilin jugor të premten pasdite, Lula bëri thirrje për një minutë heshtje për të fundit në aksident, pa dhënë detaje mbi burimin e informacionit të tij. 

Avioni ATR-72 i operuar nga linja ajrore Voepass Linhas Aéreas ishte duke u nisur nga Cascavel, në shtetin e Parana, për në Guarulhos, në San Paulo, kur u rrëzua të premten pasdite. Voepass tha se 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit ishin në bord.

Aeroplan sipas autoridteteve braziliane u rrëzua në qytetin Vinhedo – 76 kilometra larg kryeqytetit të shtetit, ndërsa në vengjarje janë dërguar ekipet e shpëtimit, fatkeqësisht pa të mbijetuar.

Sipas faqes së internetit Flight Radar, avioni po udhëtonte në 17,000 këmbë përpara se të zhytej 4,000 këmbë në dy minuta, dhe më pas sinjali i tij GPS humbi.

Një tjetër video tregonte flakët dhe tymin që dilte nga trupi i avionit, ku me sa duket ishte futur në anë të një shtëpie. Mbeturinat e djegura dhe të paktën një trup mund të shiheshin të shpërndara nëpër kopshtet e një zone të banuar, ndërsa automjetet e urgjencës mbërritën në vendgjarje.

Ana Lúcia de Lima, një banore e një kompleksi banesash aty pranë, tha se zhurma ishte aq e madhe sa "dukej sikur po binte në shtëpinë time ... Shpërthimi i parë ishte i fortë, tashmë po vinte tym i errët jashtë dhe më pas pati disa shpërthime të tjera”, raportuan mediat.

Forcat Ajrore Braziliane raportuan se kanë dërguar një ekip hetuesish në vendngjarje.

 
 
Modifikuar më Premte, 09 August 2024 21:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...