Detaje të reja kanë dalë për drogën e gjetur në makinën e policit të komisariatit numër dy në kryeqytet i cili arriti t’i shpëtonte policisë e të braktiste automjetin me gati gjysmë ton drogë.
Burime policore konfirmojnë se bashkë me inspektorin e policisë O. S. ishte edhe një miku i tij B.H, 40 vjeç banues në Gjirokastër, i cili u arrestua nga policia.
Polici nga Tirana mësohet se braktisi në orët e para të ditës së sotme automjetin e mbushur me drogë në afërsi të Fushë-Krujës, kur kuptoi që po ndiqej nga policia, ndërsa miku i tij nga Gjirokastra është kapur mat.
Marijuana u gjet në dy automjete në THumane.
Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për S.O policin e komisariatit nr.2 me gradë inspektor.