Mbledhja e Komisionit të Mandateve është ndërprerë pas lajmin për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.
Ndërprerja e mbledhjes u kërkua nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili u shpreh se largimi nga jeta i Gerti Bogdanit është tronditës dhe shumë i rëndë për kolegët e tij.
“Sapo është konfirmuar se kolegu ynë, Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë.
Ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolgët e tij në PD, besoj për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkoj ndërprerjen e mbledhjes”, tha Bardhi.
Ndërsa kryetarja e Këshillit të Mandateve, Elisa Spiropali shprehur ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat.
“Të prehet në paqe kolegu ynë Gert Bogani. Ngushëllime nga zemra, familjes së tij u pretë në paqe”, u shpreh Spiropali.