Vrasja e Martinit/ Luisi: Ishin dy persona me dy thika, ndihem i trembur

Premte, 29 November 2024 17:42
 

Luis Meçe, 14-vjeçari që mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një intervistë për emisionin Top Story në Top Channel. Ai theksoi se i qëndron dëshmisë së mëparshme që në vendngjarje kanë qenë dy persona me dy thika. 14-vjeçari u shpreh se është ende i trembur nga ngjarja, por ndihet më i qetë.

Intervista e plotë me Luisin: 

Gazetari: Si je?

I mituri L.M: Më mirë jam.

 

Gazetari: Je më mirë, plagët janë duke u mbyllur…

I mituri L.M: Plagët janë duke u mbyllur. Me kalimin e kohës besoj do të bëhem akoma më mirë.

Gazetari: Po në aspektin psikologjik a je i qetë pas asaj që ndodhi?

I mituri L.M: Me atë që kam parë…ndihem pak i trembur por besoj se do të kaloj edhe kjo.

Gazetari: A të ka ndihmuar kujdesi i të gjithëve dhe mjekëve për ta kaluar këtë gjendje

I mituri L.M: Po dua të falënderoj të gjithë shqiptarët për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë si dhe mjekët që më kanë shpëtuar jetën.

Gazetari: Ti je personi kryesor që ka ndikuar në zbardhjen e ngjarjes. Ju keni thënë që ka qenë një autor i dytë apo jo, në momentin e ngjarjes? Mund të na e përshkruash se çfarë ndodhi?

I mituri L.M: Nuk besoj se do flas më tepër për këtë sepse deklaratën e kam dhënë aty ku duhet….por se di a më lejohet apo jo.

I mituri L.M: Dua t’i jap një mesazh të gjithëve që nuk është e mirë të ziheni sepse sherri sjell shumë pasoja.

Gazetari: Me Marion keni pasur njohje të mëparshme?

I mituri L.M: Jo.

Gazetari: Ishit në klasa paralele?

I mituri L.M: Jo. Nuk e njihja si person.

Gazetari: Ti ishe thjesht në ndihmë të Martinit?

I mituri L.M: Po isha thjesht në mbrojtje të Martinit.

Gazetari: Keni thënë se kanë qenë dy persona me thika në vendngjarje. I qëndron këtij versioni?

I mituri L.M: Po, unë i qëndroj akoma deklaratës që kam dhënë deri në fund.

Gazetari: Pra ti ke parë dy armë…dy thika të ndryshme në vendngjarje dhe dy persona që i kanë mbajtur.

I mituri L.M: Po.

Gazetari: Po mbas mbarimit të sherrit, çfarë ka ndodhur? E mban mend si jeni shpërndarë?

I mituri L.M: Mua më ndihmoi kushëriri, Marsidi. Ka qenë tek 9-katëshet dhe pastaj s’mbaj mend gjë se kam qenë në gjendje të fikëti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...