“Hileja” me barnat për të pasiguruarit! Mjekët: Përfitojnë vetëm të sëmurët kronikë

Saturday, 21 Prill 2018 21:00

Rimbursimi i medikamenteve për 600 mijë të pasiguruar edhe pse shkaktoi debate në thelb mbetet një nismë pozitive. Nga mënyra se si u reklamua nga politikëbërësit në vendin tonë, ky rimbursim do të ishte për çdo person ta pasiguruar i cili ka nevojë për kujdes shëndetësor dhe medikamente. Por mjekja e familjes, Mimoza Tota, shpjegon për revistën “SCAN“ se ka një keqkuptim ose keqinterpretim të kësaj nisme, pasi bëhet fjalë për shtimin e një tjetër kategorie që përfiton që janë të sëmurët kronikë të pasiguruar.

“Ka një keqinterpretim për rimbursimin e 600 mijë të pasiguruarve. Kjo është një nismë pozitive dhe që realisht ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë. Por duhet të kemi parasysh se rimbursimi i medikamenteve është për personat e pasiguruar dhe të sëmurë kronikë. Të gjithë këta persona përfitojnë si vizitat ashtu edhe medikamentet falas”, thotë mjekja e familjes Tota.

Personat me sëmundje kronike dhe të pasiguruar që përfitojnë nga rimbursimi i medikamenteve janë kryesisht, të sëmurë kronikë nga zemra, hipertensioni apo edhe të sëmurët me tuberkuloz.” Në fakt personat më të shumtë të cilët kanë përfituar që nga momenti që u përfshinë në skemë janë pacientët me sëmundje kronike të zemrës, hipertensionit apo edhe të sëmurët nga tuberkulozi. Trajtimi i këtyre të fundit zgjat deri në 6 muaj, ndërsa kategoritë e tjera janë sëmundje që e shoqërojnë pacientin gjatë gjithë jetës. Rimbursimi i medikamenteve  për këtë kategori ka qenë i nevojshëm”, vijon më tej Mimoza Tota.

Fondi: Nuk e dimë numrin e përfituesve të pasiguruar

Të sëmurët kronikë të pasiguruar të cilët u përfshinë në skemën e rimbursimit si kategori më vete përfitojnë edhe rimbursim të paketave shëndetësore. Sipas ligjit në fuqi përfitojnë paketa shëndetësore të gjitha kategoritë e pacientëve që janë pajisur me kartë shëndeti ku bëjnë pjesë dhe pacientët me sëmundje kronike, që janë pajisur me kartë shëndeti, por janë regjistruar sipas VKM të vitit 2017, që i bën përfitues. Por në vendin tonë vijon të ketë mungesë statistikash dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as numri i personave me sëmundje kronike që kanë përfituar nga këto paketa.

Drejtori i Përgjithshëm i FSDKSH Eduard Ahmeti shpreht për revistën “SCAN“ se: “ Nga  sektori i regjistrit kombëtar të paketave  nuk ka evidenca ,të dhëna për numrin e pacientëve të kategorisë 39( kategoria e të sëmurëve kronikë të pasiguruar). Të sëmurët me sëmundje kronike, që kanë përfituar paketa shëndetësore dhe janë të pasiguruar,  nuk janë identifikuar si të tillë pasi baza ligjore e funksionimit të paketave shëndetësore, nuk e kërkon një kategorizim të tillë”. Sipas drejtorit të Fondit, projekti i rimbursimit të medikamenteve edhe për të pasiguruarit do të jetë i përhershëm, pra nuk rrezikojnë që të dalin më nga skema. Z.Ahmeti shpjegon rrugën që duhet ndjekur për të përfituar rimbursim barnash, ndërsa pranon se ky rregull përfshin vetëm të sëmurët kronikë.

Ndërsa rruga që duhet të ndjekë një i sëmurë kronik për të përfituar rimbursim sipas Ahmetit është kjo: “Qytetari i pasiguruar paraqitet te mjeku i familjes, ku vizita është falas që nga janari 2016. Pasi vizitohet dhe rezulton i sëmurë nga një patologji kronike, referohet te mjeku specialist i cili e viziton dhe përcakton saktë diagnozën dhe mjekimin. Më pas pacienti  rikthehet tek mjeku i familjes dhe pajiset me kartën e shëndetit me kategorinë i  sëmurë kronik. Përshkruhet diagnoza dhe mjekimi në recetë dhe qytetari merr medikamentet falas në farmaci. Kjo procedurë  përsëritet periodikisht çdo muaj ose çdo dy muaj në varësi të vlerësimit të mjekut. Ndërsa tek mjeku specialist shkon një herë në 6 muaj,  e njëjta procedurë ndiqet edhe kur ka nevojë për shtrim në spital apo ekzaminime spitalore.” Grup-moshat që kanë përfituar më shumë nga rimbursimi edhe pse si të pasiguruar  janë ata nga mosha 19 vjeç deri sa dalin në pension. Por edhe në këtë pikë nuk kemi statistika të sakta se cilat janë grup-moshat të cilat vuajnë më shumë nga sëmundjet kronike dhe nuk janë të siguruara. Por sa i përket problematikave të rimbursimit nuk kanë të bëjnë vetëm me mungesën e statistikave. Një problem që vijon akoma me rimbursimet është mospërditësimi i listës së barnave. Gjatë gjithë vitit 2017 u punua me listën e barnave të vitit 2016 dhe aktualisht po vijon ende të punohet me këtë listë. Në këtë mënyrë kemi “mohim “ të së drejtës së pacientëve për të përfituar nga risitë që mund të përfshiheshin në listën e rimbursimit. I pyetur për këtë problematikë drejtori i Fondit  është shprehur se po punohet për hartimin e listës 2018. ”Komisioni i hartimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme  është ende në shqyrtim të aleternativave, kështu në respektim të etikës nuk mund të shprehemi, për aq kohë sa ajo miratohet nga një organ si Këshilli i Ministrave”, shprehet Eduard Ahmeti. Edhe pse ende nuk ka  të dhëna se me sa do të zgjerohet lista e barnave të rimbursuara këtë vit, përfaqësuesit e Fondit shprehen se ky institucion po përballet me sfidat e zgjerimit të përfitimeve të qytetarëve në medikamente, ekzaminime laboratorike dhe imazherike. Si dhe në bashkëpunimin me  sektorin jopublik  për  paketa të ndryshme financimi të shërbimeve që nuk i përballon dot sektori publik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...