Zgjidhja e madhe për mjedisin/ Zbulohet një enzimë që ha plastikën

Diel, 22 Prill 2018 09:21

Një zgjidhje e mundshme e një prej problemeve më të mëdha të mjedisit: ajo e plastikës. Një ekip shkencëtarësh nga universiteti i Portsmouth dhe Laboratori Kombëtar i Energjisë së Rinovueshme të Departamentit të Energjisë në Amerikës ka krijuar një enzimë që mund të tresë disa nga plastikat tona më ndotëse. Zbulimi u publikua në revistën PNAS dhe duket si një kuriozitet, por në fakt është një gjetje fantastike për miliona tonelata të shisheve të plastikës, të bëra nga tereftalat i polietilenit, ose Pet që në fakt duron qindra vjet në mjedis. Ekspertët studiuan strukturën kristaline të Pet, një enzimë e zbuluar së fundmi  tret Pet dhe përdor këtë informacion 3D për të kuptuar sesi funksionon. Gjatë këtij studimi rastësisht krijuan një enzimë që është më mirë për të degraduar plastikën, se ajo që zhvillohet në natyrë, enzima e prodhuar nga bakteria “Ideonella sakaiensis”. Shkencëtarët po punojnë në përmirësimin e enzimës për të lejuar përdorimin industrial për ta dekompozuar atë në një kohë më të shkurtër. Kërkuesit e krijuan kur po ekzaminonin strukturën e një enzime natyrore që besohet se është krijuar në një qendër riciklimi të mbetjeve në Japoni duke i lejuar një bakterieje të përdorte plastikën si burim ushqimi. Objektivi ishte të përcaktonin strukturën e saj, por shkuan një hap më para dhe krijuan aksidentalisht një enzimë që ishte më e mirë për shpërbërjen e plastikës së Pet-it. “Rastësia shpesh luan një rol të rëndësishëm në kërkime shkencore dhe ky i yni nuk është një përjashtim” – komentoi McGeehan El. Kjo enzimë mund të degradojë polietilenin furandicarboxilat, ose Pet që prezantohet si një zëvendësues për shishet e birrës së qelqit. Është e qartë se gjendemi para fillimit të këtij zbulimi dhe ka shumë për të bërë në këtë fushë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...