Familja greke akuza policisë: Nuk kapët vrasësit e djalit

E mërkurë, 25 Prill 2018 10:25

Familjaret e 19-vjeçarit grek të vrarë më 18 mars nga 3 shqiptarë në lagjen Marussi te Athines, akuzojnë policinë se nuk bëri atë që duhej për të kapur vrasësit. Familja e Thomas Heliotis bën të ditur se që nga momenti i pare pas krimit, policisë iu treguan foto të vrasësve, por policia pranoi se 2 prej të kërkuarve kishin kaluar normalisht pak orë më pas, kufirin në Kakavijë dhe nuk u ndaluan.

Familja ngre pikëpyetje se përse policia greke e nxori deklaratën zyrtare për 3 shqiptarët në datën 24 prill, në një kohë që kishin dëshmi të plota dhe foto që nga momentet e para pas krimit. Familja Heliotis akuzon median greke që e lidhi çështjen me drogën, pasi sipas saj, 19-vjeçari nuk ishte i përfshirë në debatin e shokëve te tij me shqiptaret.

Ai ndërhyri vetëm për të shmangur përplasjen, por u bë viktimë e goditjes vdekjeprurëse me thikë nga një 23 vjeçar shqiptar. Dje policia greke lëshoi 3 urdhër arreste për 3 shqiptare, 23, 24 dhe 33 vjeç, me akuzën e vrasjes me paramendim dhe kërcënimit per vrasje. Policia kërkon 3 shqiptaret për të cilët ka dyshime se u larguan menjëherë pas krimit drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, burime nga Policia e Shtetit bënë me dije për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se 3 shqiptarët, që tashmë janë identifikuar, nuk kanë hyrë në territorin shqiptar. Autoritetet greke po bashkëpunojnë me palën shqiptare për kapjen e 3 autorëve të dyshuar.

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 10:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...