Prokuroria drejt Vlorës për fundosjen e Tahirit

Tuesday, 01 May 2018 17:15

Grupi i prokurorëve mori një ditë më parë dëshmitë e disa banorëve të fshatit Gjorm, mes të cilëve edhe të një të afërmi të Nezar Seitit, personit të konsideruar si financieri i grupit të Habilajve.

Të tjerë persona nga kjo zonë pritet të pyeten ditët në vijim, pasi dyshohet se kanë lidhje me grupin e Habilajve dhe kanë informacione të vlefshme për çështjen në të cilën, sipas Krimeve të Rënda, është përshirë edhe ish –ministri Tahiri.

Tv Klan mëson se emrat e disave prej tyre kanë dalë gjatë shqyrtimit të të dhënave që Prokuroria disponon për Habilajt.

Bëhet fjalë për kultivues të kanabisit dhe persona që dyshohet se kanë vendosur lidhje me Habilajt për të mundësuar trafikimin e sasive të mëdha të drogës, duke paguar shuma të konsiderueshme te ky grup apo mbështetës të tyre në polici.

Po të hënën, në Prokurori u pyet truproja i ish-ministrit të Brendshëm Elvis Rexha. Ai ka dhënë sqarime nëse ka njohje me disa persona të cilët janë nën hetim në këtë dosje.

Gjithashtu është pyetur në lidhje me disa lëvizje që Tahiri ka kryer jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali vende nga ku Prokuroria ka kërkuar informacione me anë të letër-porosive dhe ku sipas Prokurorisë Habilajt kanë lëvizur me makinën e Saimir Tahirit, Audin me targa AA 003 GB.

Informacioni që pritet të vijë nga letërporositë, do të krahasohet me prova të tjera, përgjimet e kryera nga Prokuroria e Katanias ndaj Habiljave, ku ata flasin për dhurata për Tahirin dhe familjarët e tij.

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 17:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...