Seksi, e bukur dhe plot delikatesë në të njëjtën kohë - ka një arsye pse kjo pallto ka qenë në modë për më shumë se njëqind vjet.
E krijuar fillimisht për ushtarët nga Sir Thomas Burberry në vitin 1912, ajo shpejt i kaloi konotacionet ushtarake dhe u bë palltoja më 'cool' për burra dhe gra.
Ne kemi gjetur katër evente krejtësisht të ndryshme për të treguar sa e gjithanshme mund të jetë kjo pallto.
1.Në një takim
Mos u mundoni të vishni dicka seksi në takimin tuaj të parë me një djalë. Gjatësia e kësaj palltoje është goxha seksi. Shtojini lukut tuaj një fustan super të shkurtër dhe do të ndiheni super seksi.
2.Në të ftohtë
Kjo pallto zakonisht vishet në pranverë, por ajo mund të vishet edhe kur bën ftohtë për aq kohë sa e vishni me aksesorët e duhur. Mbuloni veten tërësisht, por mos lejoni që shtresat të fshehin stilin tuaj - një palë çizme të gjata dhe një bluzë e trashë do tju mbajnë ngrohtë dhe do tju bëjnë të ndiheni komod.
3.Në punë
Nëse e kombinoni këtë pallto me një palë pantallona stil serioz dhe takat e duhura do të kishit lukun e një puntoreje të përkushtuar.
4.Në fundjavë
Pallto + xhinse + shortie +atleta= Look perfekt I fundjavës. Sportiv dhe I rehatshëm.