×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përmirësoni cilësinë e jetës/ Fikni televizorin dhe bëni këto 6 gjëra produktive

E Enjte, 03 May 2018 19:42

1. Lexoni një libër

20151006165136 introvert reading books

Leximi është diçka që shumicës prej nesh i shijon, e megjithatë shpesh na ndodh të mos e gjejmë kohën për të marrë një libër në raft. Imagjinoni se sa libra do të kishit lexuar, nëse do të kishit shpenzuar ndonjë orë lexim çdo natë. Mund të përfundoni më shumë se 4 apo 5 libra në muaj. Jo vetëm leximi është më i mirë për mendjen tuaj, por edhe ju ofron informacione dhe mendime të vlefshme në tema të ndryshme, gjë që në fund do ju bëjë një person më interesant dhe të ditur.

2. Gatuani një gjellë të shëndetshme

27INSTAPOT1 superJumbo

Shikimi i televizorit dhe ushqimet e pashëndetshme shkojnë shumë bashkë. Kur njerëzit janë ngulur në divan, ata nuk kanë kohë të gatuajnë. Kështu që, mbështeten tek darkat e ngrira dhe fast food-et. Në fakt mund të argumentohet se i gjithë koncepti i ushqimeve të paketuara është ngritur pikërisht për atë kohën që rrimë para televizorit. Duke hequr dorë nga televizori, mund të kaloni më shumë kohë duke gatuar gjellë të shëndetshme. Jo vetëm që do ju mësojë aftësi të reja gatimi, por ju shpie edhe drejt një jete më të shëndetshme. Nëse keni një partner apo fëmijë, mund t’ju ndihmojnë në kuzhinë, duke krijuar kështu një shans të mirë lidhjeje mes jush që përndryshe do ju mungonte.

3. Ushtrohuni

running 10k

Tani që keni marrë zakonin e të ngrënit shëndetshëm, mund të adoptoni një regjim ushtrimesh për të humbur kilet e tepërta dhe ardhur në formë. Bëni një vrap pas pune, ngrini pesha në palestër, ose ndiqni një klasë joge. Në po atë sasi kohe që do të shihnit një serial, mund të përfundoni një seancë ushtrimesh që ju djeg shumë kalori. Jo keq.

4. Ndiqni një kurs në internet

Udemy Cover Selfpublishing 630x350

Me 30-35 orë shtesë në skedulin tuaj javor, ju mund të regjistroheni në një kurs online dhe mësoni një aftësi të re, të merrni një certifikatë të re, ose një diplomë tjetër. Ka me mijëra shanse për të mësuar online dhe koha juaj do të shpenzohej shumë më mirë para kompjuterit, se sa para televizorit.

5. Paraprijini punës

meditation at work 585x390

Jeni i stresuar kur shfaqeni në punë në mëngjes? Keni vështirësi që të ktheheni në shtëpi në orarin e duhur për shkak të orëve të zgjatura në punë? Mund ta bëni të nesërmen më të lehtë duke i paraprirë ditës së punës. Bëjini gjërat e vogla që në shtëpi dhe do të shihni se të nesërmen në zyrë do të arrini gjëra të rëndësishme.

6. Mësoni një hobi të ri

10 benefits of playing guitar

Përse jo? Qoftë nëse është të shkruani, vizatoni, merreni me kopshtari, luani kitarën, fluturoni avionë, apo gjëra të tjera si këto, disa orë shtesë në javë duhet të jenë të mjaftueshme që të provoni diçka të re. Në ndërkohë mund të bëni edhe disa miq.

7.Çfarë prisni?

Askush nuk po thotë që është gjë e keqe të shohësh televizor. të gjithë kemi shfaqjet tona të preferuara dhe kanalet që duam të ndjekim, kështu që nuk ka asgjë të keqe. Megjithatë, fakti është që e teprojmë. Duke reduktuar sasinë e kohës që kalojmë para televizorit dhe duke e përdorur këtë kohë për të bërë gjëra produktive, jeta mund të bëhet shumë më e shëndetshme dhe e lumtur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...