×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shkencëtarët zbulojnë misterin e tmerrshëm: Çfarë ndodh 30 sekonda pas vdekjes...

E Enjte, 05 Prill 2018 17:09

Askush nuk e di se çfarë ndodh me trupin e njeriut pas vdekjes. Disa thonë se kur një jetë shuhet, një dritë e bardhë e pret pas shkëputjes nga trupi, apo se jeta kalon me shpejtësi përpara syve. Në fakt, deri tani nuk dihet e vërteta.

 

Mirëpo, një shkencëtar beson se ka zgjidhur misterin e tmerrshëm të vdekjes dhe thotë se, mund të na tregojë saktësisht se çfarë ndodh në 30 sekondat e para pasi vdesim.

 

Cameron Shaw është një neurolog i njohur, i cili bëri autopsinë e trurit të një gruaje, për të zgjidhur këtë mister dhe zbuloi se:

 

“Për shkak se furnizimi me gjak në tru vjen nga poshtë, truri ka tendencën të vdesë nga lart poshtë, duke shuar fillimisht karakteristikat kryesore që na bëjnë njeri”,- thotë Cameron.

 

“Sensi i qenies që jemi, sensi jonë i humorit, së bashku me aftësinë për të menduar, e gjitha kjo vdes në 10 deri 20 sekondat e para. Më pas, teksa vala e gjakut vdes qelizat e trurit, kujtimet dhe aftësia për të folur nisin të shuhen”,- shpjegon ai më tej.

 

Ndërsa, në lidhje me faktin se, a ka dritë në fund të tunelit, neurologu ka thënë se ka, por nuk vërteton ekzistencën e përtejme.

 

Dr. Shaw, thotë se, në të vërtetë nuk mundet që shpirti të lerë trupin dhe ta shohë atë nga lart. Për të, ky është thjeshtë një iluzion që krijon mendja.

 

“Është truri i cili krijon botë vizuale rreth e rrotull vetes që i përngjan realitetit, por që në fakt nuk është realiteti, sepse në të vërtetë personi është i verbër”.

 

Ndërsa shkencëtarët nga Universiteti i Hadassah në Jeruzalem ekzaminuan 7 pacientë të ndryshëm që kishin patur eksperienca pranë vdekjes dhe zbuluan se të gjithë ata kishin parë eksperienca të forta.

 

Cameron nuk është i pari shkencëtar që studion se çfarë ndodh pas vdekjes. Një tjetër studim i realizuar së fundmi doli në konkluzionin se truri vijon të punojë deri në 10 minuta pas vdekjes.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 11:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...