×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

"Site Selection" rendit Shqipërinë të fundit në rajon dhe Europë për investime

Hënë, 14 May 2018 08:49

Serbia dhe Maqedonia renditen në listën e vendeve më të mira për të investuar në Europën Qendrore e Lindore, dhe si rrjedhojë kanë tërhequr më shumë projekte, sipas publikimit të përvitshëm të “Site Selection”, një revistë ndërkombëtare, që mbulon aktivitetin e koorporatave dhe zhvillimin ekonomik. Në edicionin e dhjetë të tij, publikuar në maj, “Site Selection” e rendit Serbinë të pestën në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore përsa i përket shumës totale të investimeve dhe numrit të projekteve. E para është Hungaria, që është e teta edhe në botë e ndjekur nga Polonia, Rumania, Republika Çeke.

Ndërsa Maqedonia renditet e shtata mes 10 vendeve të Europës Qendrore e Lindore për treguesin e vlerës së investimit për frymë. Po në të njëjtën listë është edhe Serbia, në vendin e katërt.

Shqipëria mungon sërish në këtë renditje, duke qenë jashtë radarit të investitorëve të huaj.

“Site Selection” merr në konsideratë për këtë renditje numrin e projekteve, vendet e punës së hapura dhe sipërfaqen e re të shfrytëzuar dhe kontributin që kanë sjellë ato në mirëqenien e zonës ku janë kryer, së bashku me renditjet ndërkombëtare të të bërit biznes, konkurrueshmërisë globale indeksi i zhvillimit njerëzor, historiku i konkurrencës globale, në të cilat përgjithësisht Shqipëria rezulton e fundit në rajon dhe ndër të fundit në Europë.

Edhe vlerësime të tjera nuk e marrin në konsideratë Shqipërinë, ndonëse në vlerë absolute investimet në Shqipëri janë të larta rreth 1 miliardë euro, apo 8-9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por ato vijnë për shkak të dy projekteve të mëdha, HEC i Devollit dhe gazsjellësi TAP.

Më herët, raporti vjetor 2017 i institutit të njohur amerikan të teknologjisë IBM (Institute for Business Value) i titulluar “Tendencat Lokale të Zhvendosjes” (Global Location Trends), e ka renditur Serbinë si të parin në botë për numrin e vendeve të punës së krijuara nga investimet e huaja në raport me popullsinë. Në vend të dytë është Bahrejn dhe në vend të tretë është fqinji tjetër Maqedonia. Në listë ka dhe shtete të tjera nga rajoni, si Kroacia dhe Rumania, ndërsa Shqipëria mungon.

Një tjetër vlerësim i mëparshëm i Financial Times e rendit kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin, të parin në Europë, në listën e qyteteve të vogla europiane për sa i përket eficiencës së kostos, për të katërtin vit radhazi, sipas renditjes “Qytetet dhe rajonet europiane të së ardhmes, për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte, 2017-2018”, të publikuar nga FDI Intelligence, njësia inteligjente e Financial Times. Ndërsa kryeqyteti serb, Beogradi, është në vend të tretë të qyteteve të mëdha europiane po për të njëjtin tregues dhe në vend të nëntë për ambientin miqësor ndaj bizneseve, duke ia kaluar Hamburgut të Gjermanisë.

Si përcaktohen vendet më të mira për të bërë biznes

Vlerësimi i “Site Selection” për vendet më të mira për të investuar në edicionin e dhjetë të tij është bazuar pjesërisht në investimet kapitale në sektorin privat në secilin vend (projektet totale dhe projektet për frymë) të përpiluara nga Conway Analytics. Projektet kualifikuese janë investime në objektet e korporatave (si nga investimet e huaja direkte dhe zgjerimi i brendshëm) që kontribuojnë në mirëqenien e zonave në të cilat ato janë bërë duke plotësuar të paktën një nga tre kriteret e mëposhtme:

-Përfaqëson një investim minimal prej 1 milion dollarë

– Krijon një minimum prej 20 vende të reja pune

-Përfshin të paktën 1,900 metra katror hapësirë ​​të re.

Krahas këtij vlerësimi, raporti përdor dhe të dhënat e katër renditjeve globale: të Katër grupet e të dhënave të mëposhtme përdoren gjithashtu për të përpiluar këto renditje pronësore:

-Banka Botërore “Të bësh biznes 2017-2018”, e cila vlerëson lehtësimin e një vendi për të bërë biznes;

-Renditja e përgjithshme në Raportin më të fundit të Konkurrueshmërisë Globale nga Forumi Ekonomik Botëror;

-Indeksi i Zhvillimit Njerëzor nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, i cili përqendrohet te njerëzit dhe aftësitë e tyre si tregues të zhvillimit kombëtar;

-Historiku i Indeksit të Konkurrencës Globale Historiku 2005-2015.

Në botë, vendi më i mirë për të investuar është Kina, i ndjekur nga Gjermania. /Monitor/

 

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 08:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...