Për shërbimin premium të shfaqjeve origjinale, Youtube do të tarifojë edhe 2 dollarë më shumë.
Youtube tha ditën e Mëkure se do të lançonte një shërbim të ri muzike, Youtube Music, javën e ardhshme dhe së shpejti një shërbim premium me shfaqje origjinale.
Youtube Music, i cili do të debutojë më 22 Maj, vjen me funksione shtesë si lista luajtjeje të personalizuara bazuar në historikun e Youtube.
Kompania gjithashtu do të sjellë Youtube Premium, versionin e rimodeluar të Youtube Red.
Shërbimi i ri Youtube Music me reklama do të jetë falas ndërsa Youtube Premium do të kushtojë 9.99 dollarë në muaj.
Për shërbimin premium të shfaqjeve origjinale, Youtube do të tarifojë edhe 2 dollarë më shumë.
Kompania tha se për përdorues ekzistues YoutubeRed, çmimi do të ngelet i njëjti kur të portohen në Youtube Premium.
Youtube Music do të lançohet të Marten në SHBA, Australi, Zelandë, Meksikë dhe Korenë e Jugut. Në javët në vijim do të zgjerohet edhe në vend të tjera. /PCWorld Albanian