Ulen të ardhurat në tremujorin e parë, plani rrezikohet nga rimbursimi TVSH

E Enjte, 24 May 2018 10:05

Ritmet e rritjes së të ardhurave buxhetore kanë hyrë në një cikël rënës në tremujorin e parë të vitit teksa shihet se arka e shtetit ka grumbulluar në formën e tatimeve dhe taksave vetëm 3.8 për qind më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave këto ritme ishin më të ulëtat që nga vitin 2013 kur të ardhurat buxhetore ranë me 3.2 për qind për shkak të kombinimit negativ që krijoi kriza ekonomike me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat sollën rrotacionin politik.
Megjithëse barra fiskale ka ardhur në rritje dhe ekonomia e vendit është vënë në trend rritës, duket se qeveria po vuan nga sindromi i mandatit të dytë ku konsumimi politik shfaqet fillimisht tek përformanca buxhetore, sidomos në të ardhurat. Rritja e arkëtimeve me vetëm 3.8 për qind në janar-mars nuk reflekton rritjen e parashikuar ekonomike (4.2% ) dhe as inflacionin që për tremujorin e parë ishte 1,95%. Vetëm nga rritja ekonomike dhe inflacioni pa marrë në konsideratë miradministrimin fiskal, rritja e të ardhurave buxhetore duhet të ishte së paku 6 %.
Një tjetër element që mund të ndikojë në performancën e të ardhurave në 2018-n lidhet dhe me detyrimet e prapambetura të akumuluara në vitin 2017, sidomos për TVSH-në, ku shteti duhet t’u kthejë rreth 100 milionë euro TVSH tre kompanive të mëdha, Bankers Petroleum, Tap dhe HEC i Devollit. Shifra u bë e ditur nga FMN në raportin e parë të programit të post monitorimit për Shqipërinë.
Financat kanë rënë dakord me kompanitë e mëdha që t’i shlyejnë me këste pagesat e prapambetura të TVSH-së, por kjo do të sjellë automatikisht ulje të të ardhurave të këtij viti, duke rrezikuar arritjen e planit të të ardhurave që synon të sjellë për gjithë 2018-n rreth 260 milionë euro më shumë të ardhura, sipas planifikimit fillestar të buxhetit.
Për momentin FMN i ka regjistruar këto detyrime si borxh, të cilin fondi e vlerësoi në 71.8% të PBB-së në 2017-n, më të lartë sesa vlerësimi i qeverisë shqiptare.
Me këto zhvillime Shqipëria e ka të vështirë të përmbushë ambiciet e saj për të çuar borxhin publik në periudhën afatmesme në nivelin e 60 për qind, zotim të cilin e ka marrë në marrëveshjet me institucionet financiare ndërkombëtare FMN, Banken Botërore dhe Komisionin Europian.
Më këtë ecuri Shqipëria do të vijojë të jetë në kurthin e vendit që mbledh të ardhura në nivelin më të ulët europian në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Me gjithë përparimin në raport me vetën Shqipëria u rendit e dyta pas Rumanisë për nivelin më të ulët në Europë të mbledhjes së taksave në raport me PBB në vitin 2016 sipas Institutit Europian të Statistikave (EUROSTAT). Gjatë vitit 2016 vendi ynë mblodhi 27.7 % të PBB-së taksa, teksa mesatarja e BE për këtë vit ishte 40 për qind, por Shqipëria kishte rezultatet më dobëta se Rajoni.
Të ardhurat në raport me PBB ( ku përfshihen taksat dhe kontributet shoqërore neto si përqindje e PBB-së), arritën në BE në 40.0% vitin e kaluar me një rritje krahasuar me 2015 (39.7%).
Në zonën e euros, të ardhurat nga taksat përbënin 41.3% të PBB-së në 2016, pak më shumë se raporti 41.2% në vitin 2015. Monitor

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 10:14
Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...