Tre studentë të Institutit të Teknologjisë së Massachussets, me seli në San Francisco kanë sjellë risi në përdorimin e dronëve. ‘Selfie drone’ i pajisur me 13 kamera që shkëpusin imazhe nga të gjitha drejtimet, është i aftë të bëjë foto dhe video në lëvizje nga perspektiva e protagonistit në çfarëdo ambienti, por në mënyrë të plotë autonome.
Për të nisur dhe lëshuar atë përdoret një aplikacion, me të cilin mund të programoni paraprakisht kushtet e fluturimit ose nëse preferoni, përdorni kontrollin manual.
“Është një aparat fluturues dhe autonom që kupton se ku je, vendin rreth jush, dhe lëviz për të bërë video që ndryshe nuk mund të bëhen”,- komenton Adam Bry, një nga shpikësit.
Dronët ekzistues kërkojnë një pilot njerëzor, disa kanë një pilot-ndihmës që u vjen në ndihmë, por ata nuk janë të pavarur. R1, falë algoritmeve të avancuara që e bëjnë atë ‘inteligjentë’, mund të perceptojë, programojë dhe kontrollojnë ashtu si një person orienton veten në një mjedis.
Me një qark të thellë nervor grumbullon informacion rreth çdo objekti dhe dentifikon njerëzit sipas madhësisë dhe rrobave. Këto të dhëna i lejojnë atij të planifikojë dhe parashikojë lëvizjet, përveç njohjes së limiteve të manovrimit në një zonë të caktuar, shkruan atsh.
Sistemi i kontrollit pastaj merr të gjithë informacionin për të realizuar planin e fluturimit në kohë reale. Lëviz në një autonomi të plotë në distancë prej 3 deri në 9 metra nga subjekti, ose 90 metra larg në varësi të fuqisë së sinjalit Wi-fi.