Biznesi fitimprurës i makinave me qira, në zhvillim çdo ditë e më shumë

Diel, 08 Prill 2018 17:41
foto ilustruese foto ilustruese

Përdorimi i makinave me qira më parë konsiderohej luks, por kjo gjë duket se ka ndryshuar edhe në një vend të vogël si Shqipëria. Mes konkurrencës së lartë, ofrimit të çmimeve të favorshme, në përpjekje “për të kapur” emigrantë dhe turistë të huaj, tregu i makinave me qira po jeton ditë të mira.

 

Por, edhe problemet ekzistojnë. Gjobat dhe infrastruktura e rrugëve janë shndërruar në një dhembje koke për kompanitë.

 

Në Shqipëri hynë 5.1 milionë të huaj në vitin 2017, një nivel rekord ky. Gati gjysma e tyre erdhën për qëllime turistike. Italianët, polakët, gjermanët, francezët, anglezët, çekët u joshën nga artikujt që përshkruanin bukuritë e shqipërisë dhe çmimet e lira të ushqimeve. Rrugëtimi i tyre drejt Shqipërisë po nxit segmentin e dhënies së automjeteve me qira.

 

Dy vitet e fundit kanë qenë në favor të kompanive të makinave me qira. Sipas bilanceve në QKR, aktiviteti i tyre ka qenë në rritje të vazhdueshme. Kompania Avis Albania sh.p.k. ka pjesën më të madhe të tortës së tregut, e cila vetëm në vitin 2016 ka xhiruar rreth 490 milionë lekë, rritja e të cilit e krahasuar me një vit më parë ka qenë 37%.

 

Një tjetër kompani, e cila operon prej shumë vitesh në Shqipëri, Enterprise sh.p.k., ka pasur rritje prej 36% të aktivitetit të saj dy vitet e fundit dhe xhiroja e saj në 2016 ka arritur në thuajse 130 milionë lekë.

 

Edhe aktorë të tjerë më të vegjël kanë pasur rritje të xhiros së tyre, duke mbështetur kështu pohimet e tyre për aktivitet më të mirë, kryesisht nga turizmi.

 

Një ndër kompanitë shqiptare, Eurocar, ka 6-fishuar aktivitetin nga 2015 në 2016.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 12:52
Më shumë në këtë kategori Prodhimi ulet në 2050, ja arsyet »
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...